Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija

Rreth nesh

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" bashkon shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë, dhe të gjithë ata që janë adhurues të kulturës, muzikës dhe traditës shqiptare, ose që do të bëhen një me ne, janë të mirëpritur. Shoqata jonë është e ndarë në disa seksione. Ekziston një seksion vallëzimi, një seksion muzikor, dhe deri vonë kishte edhe një seksion drame dhe një seksion shkrimi. Seksioni i vallëzimit drejtohet nga presidentja Gentiana Lleshdedaj së bashku me profesorin e koreografisë ballkanike Dilaver Kryeziu, dhe seksioni i muzikës drejtohet nga Ngadnjim Istrefi.

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" u themelua në Zagreb në vitin 1960. Kjo shoqatë u themelua në vitin 1960, dhe ka funksionuar edhe më parë. Konkretisht, ajo filloi të punojë si Klub Studentësh nga Kosova. Që nga viti 1955, një numër gjithnjë e në rritje studentësh nga Kosova filluan të vinin në Zagreb, kështu që lindi nevoja për të krijuar një klub. Klubi i studentëve nga Kosova u themelua më 17 nëntor 1960. Nga viti 1960 e deri më sot, në Shkëndijë kishte rreth 2000 anëtarë. Anëtarët ishin kryesisht studentë. Diku rreth vitit 1985, shqoqata u mbyll dhe në vitin 1989 ajo rifilloi punën e saj. Anëtarët sot janë të grupmoshave të ndryshme, nga nxënës të shkollave të mesme e deri te tetëvjeçare.

Kryetarët e shoqatave ishin: Abedin Dobruna, Selim Cacaj, Marije Kajtazi, Mehmet Sefaja, Myzafer Muharremi, Ramush Tahiri, Agush Gjyreci, Sali Ramadani, Hasan Berisha, Kajtaz Fazlija, Sheap Marku, Shahin Nimani, Shpend Shala, Muharrem Negjipi, Skender Maxhuni, Ton Marku, Zef Marku, Harun Miniri, Gjon Gjoni, Tahir Ramqaj, Hasan Lahaj, Frok Prekpalaj dhe Behar Mullajupi.

Kryetarja aktuale e Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” është Gentiana Lleshdedaj.

Ngjarjet

25.10.2025.
>> Histrionski dom
Festa e 65.vjetorit të Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”

Në një atmosferë festive dhe me sallën plot në Shtëpinë e Histrionëve në Zagreb, të shtunën, më 25 tetor 2025, u mbajt mbrëmja jubiliare me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija. Ishte një mbrëmje e mbushur me krenari, emocione dhe mirënjohje, ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Shoqatës sonë u ndërthurën natyrshëm.

25.10.2025.
>> Histrionski dom
65.vjetori i Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”

Të dashur miq, me gëzim dhe krenari të veçantë ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme, ku do të shënojmë 65 vite punë, krijimtarie dhe ruajtjeje të traditës së Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”.

28.09.2025.
>> Zrinjevac, Zagreb
Ditët e pakicave kombëtare të Qytetit të Zagrebit 2025

Në kuadër të manifestimit Ditët e pakicave kombëtare të Qytetit të Zagrebit, sot në skenën e Zrinjevcit shkëlqyen juniorët e Ansamblit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija“, duke lënë publikun të mahnitur!

13.09.2025.
>> Zagreb
“Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare”

Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë me krenari në organizimin e eventit kulturor dhe gastronomik “Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare”, i cili u mbajt me 13 shtator 2025 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.