65.vjetori i Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”
Të dashur miq, me gëzim dhe krenari të veçantë ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme, ku do të shënojmë 65 vite punë, krijimtarie dhe ruajtjeje të traditës së Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”.
Ky jubile i shënuar sjell një program të pasur artistik ku do të shkëlqejnë anëtarët tanë, së bashku me mysafirët e veçantë nga Qendra e Kulturës Tradicionale në Varaždin. Me ta, do të ndërthurem tingujt, këngët dhe vallet, si shenjë miqësie dhe dashurie të përbashkët për trashëgiminë kulturore.
E shtunë, 25 tetor 2025
Ora 19:00
Histrionski dom, Ilica 90, Zagreb
Koncerti organizohet me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare, dhe në bashkëpunim me:
Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë
Bashkësia e Shqiptarëve të qarkut të Karlovcit
Klubi i Rinisë Shqiptare
Ju mirëpresim të ndani me ne këtë moment festiv – le të na bashkojë edhe njëherë muzika, vallja dhe tradita.