Në një atmosferë festive dhe me sallën plot në Shtëpinë e Histrionëve në Zagreb, të shtunën, më 25 tetor 2025, u mbajt mbrëmja jubiliare me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija. Ishte një mbrëmje e mbushur me krenari, emocione dhe mirënjohje, ku e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Shoqatës sonë u ndërthurën natyrshëm.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"
Ngjarjet
Të dashur miq, me gëzim dhe krenari të veçantë ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme, ku do të shënojmë 65 vite punë, krijimtarie dhe ruajtjeje të traditës së Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”.
Në kuadër të manifestimit Ditët e pakicave kombëtare të Qytetit të Zagrebit, sot në skenën e Zrinjevcit shkëlqyen juniorët e Ansamblit të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija“, duke lënë publikun të mahnitur!
Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë me krenari në organizimin e eventit kulturor dhe gastronomik “Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare”, i cili u mbajt me 13 shtator 2025 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Të premten, më 11 korrik 2025, ansambli i Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” prezantoi me krenari pasurinë e traditës shqiptare në Festivalin e 24-të Ndërkombëtar Folklorik në Velika Gorica të organizuar nga Ansambli Folklorik i Turopoljes, i cili mblodhi grupe folklorike nga vende të ndryshme, dhe atmosfera ishte e mbushur me këngë, valle dhe ritme të gëzueshme të dajres dhe ka
Kryetarja e Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, Gentiana Lleshdedaj mori pjesë në promovimin e librit “Arti popullor në veshjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut” të Zejna Halimit, mbajtur më 17 maj 2025 në Zagreb, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit.
Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Shoqaten Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija" dhe Klubin e të rinjve Shqiptar në Kroaci, realizuan me sukses një udhëtim studimor për të rinj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryetarja e Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija", Gentiana Lleshdedaj, sot, më 5 maj 2025, ishte e ftuar në emisionin e TV Klan Kosova, ku foli për punën e shoqatës. Në bisedë, ajo theksoi punën e deritanishme të shoqërisë, e cila ka kontribuar në mënyrë aktive në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në Kroaci për shumë vite.
Me 2 3 dhe 4 maj në Gjonaj u mbajt edicioni 36-i Festivalit “Hasi Jehon”, njëkohësisht u festua edhe 50-vjetori i themelimit të SHKA “Malësori”. Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” kishte kënaqësi dhe nder të veçantë të jetë pjesë e këtij edicioni ku kryetarja Gentiana Lleshdedaj pranoj mirënjohjen nga SHKA “Malësori” për ruajtjen e traditës dhe kulturës në mergatë.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë me krenari në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare në Osijek, të mbajtur të shtunën, më 5 prill 2025.
Me shfaqjet tona e pasuruam këtë moment të veçantë, duke madhështuar hapjen e qendrës, e cila do të bëhet një hallkë e rëndësishme për ruajtjen e kulturës shqiptare në Kroaci.
Me rastin e Ditës së mësuesve shqiptarë dhe Ditës ndërkombëtare të grave, Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija”, në bashkëpunim me Unionin e shqiptareve në Republiken e Kroacisë, Shoqaten e artistëve shqiptarë të Kroacisë - DEA dhe Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe Klubin e Rinisë Shqiptare, organizuan të shtunën më 22 shkurt 2025 një darkë muzikore për të shënuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. në hotelin Antunović në Zagreb.
Më 19 shkurt, në Teatrin e Kukullave në Zagreb, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë dhe Klubin e Rinisë Shqiptare, pritëm teatrin “Aleksandër Moisiu” nga Dardana e Kosovës, i cili prezantoi shfaqjen “Vajza e mbështjellur me flamur” të interpretuar nga aktorë dhe aktore të reja.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” pati nderin të performojë në hapjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në Kutinë të shtunën, më 15 shkurt 2025.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci”Shkëndija” mbajti kuvendin e rregullt në ambientet e Qendrës kulturore shqiptare në Zagreb të martën, më 23 dhjetor 2024. Mbledhja e kuvendit ishte një mundësi për të rishikuar punën e shoqatës në vitin e kaluar dhe për të vendosur udhëzime për zhvillimin e ardhshëm.
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” Gentiana Lleshdedaj, me rastin e fundvitit dhe festave të ardhshme, organizoi një dhuratë të veçantë për të gjithë anëtarët e ansamblit të vallëzimit dhe muzikës.
Ky aktivitet u mbajt të premten, më 20 dhjetor 2024, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Kryetarja e Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci „Shkëndija“, Gentiana Lleshdedaj, mori pjesë me ansamblin tonë të junioreve dhe të senioreve në aktivitetin frymëzues politik dhe kulturor rajonal me rastin e 34 vjetorit të themelimit të Klubit të Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teuta”.
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” Gentiana Lleshdedaj, ishte e pranishme në themelimin e Klubit të Rinisë Shqiptare në Kroaci të mërkurën, 11 Dhjetor 2024. në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci, organizoi një mbrëmje muzikore të paharrueshme më 30 nëntor 2024, në hotelin Antunović në Zagreb, me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” organizoi ekspozitën e autores Albulena Bilalli me titull “Rrugëtimi i trashëgimisë ilire”, e cila u zhvillua më 28 nëntor 2024 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, Gentiana Lleshdedaj, pati nderin të takojë z. Ali Ahmeti, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Zagreb më 26 nëntor 2024.
Të martën, më 26 nëntor 2024, Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” pati nderin të performojë në manifestimin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, që u mbajt në sallën e mbushur plot me njerëz të Universitetit të Hapur Popullor në Goricë të Madhe.
Të dielën, më 24 nëntor 2024, Shoqata Kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” performoi në Ditët e Kulturës Shqiptare në Rovinjin e bukur. Prezantuam me krenari vallet tradicionale shqiptare, të cilat i ruajmë me qëllim ruajtjen e identitetit tonë kulturor.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” pati nderin të performojë në hapjen zyrtare të Qendrës kulturore shqiptare në Novigrad të shtunën, më 23 nëntor 2024. Nëpërmjet këngëve dhe valleve, përcollëm një pjesë të traditës, kulturës dhe zakoneve të pasura shqiptare, duke gëzuar të pranishmit dhe duke festuar së bashku trashëgiminë tonë të përbashkët.
Gentiana Lleshdedaj, kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci, mori pjesë në një nga ngjarjet më të njohura kulturore në Kosovë - Ballo Shqiptare, e cila u mbajt të dielën, më 17 nëntor 2024.
Kryetarja e shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija", Gentiana Lleshdedaj, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Shqiptarët në Luftën Atdhetare”, e cila u mbajt të hënën, më 11 nëntor 2024 në Zagreb.
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” Gentiana Lleshdedaj mori pjesë në festën e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë në Graz më 9 nëntor 2024.
Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Austrisë Stubla, me ftesën nga Ansambli Hyjnesha, i cili filloi punën në vitin 2023, përfaqësuesit tanë e shijuan mbrëmjen e veçantë.
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija", Gentiana Lleshdedaj, mori pjesë të dielën me 9 nëntor 2024. në përkujtimin e 33 vjetorit të martirizimit të veteranëve dhe civilëve në Luftën Atdhetare në Bogdanovc, ku u vranë edhe nëntë shqiptarë.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" mori pjesë me krenari në aktivitetin Ditët e kulturës Shqiptare në Karllovac, të mbajtur më 26 tetor 2024.
Në sallën e mbushur plot të salles "Zorin dom", valltarët tanë të talentuar hapën aktivitetin me valle tradicionale, duke përfaqësuar të vetmin ansambël shqiptar në Kroaci.
Të shtunën, Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija" në ambientet e reja të Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb, organizoi ligjëratën dhe promovimin e librit “Shqiptarët dhe krijimi shetit Grek” nga Elena Kocaqi.
E enjte, 3 tetor 2024.
Kryetarja e Shoqates kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija", Gentiana Lleshdedaj, nënkryetarja Kaltrina Krasniqi dhe sekretari i Shoqatës Shpejtim Rexha morën pjesë në ceremoninë me rastin e dhjetëvjetorit të Shoqatës së artistëve shqiptarë të Kroacisë - Dea. Ceremoninë e hapën valltarët tanë me këngë e valle nga Shqipëria dhe Kosova.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci Shkëndija mori pjesë me krenari në Ditët e Pakicave Kombëtare në Zagreb më 29 shtator 2024, me ftesë të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit. Në këtë manifestim, performuam një kolazh vallesh nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat përfaqësonin denjësisht kulturën tonë.
Me 26 Qershor (e mërkurë) Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" pati kënaqesinë ti pret në zyret e shoqatës zonjën Shqipe Bejtullahu nga Rrjeti i OJQ-ve të Grave Qeliza, Gjakovë - Kosovë, zonjën Mirlinda Sada dhe zonjën Erblina Dinarama.
Më datën 8 qershor 2024, ansambli i Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë në shfaqjen folklorike Kriška parta në komunën e Krizhit, dhe me krenari prezantoi pasurinë e muzikës dhe valleve shqiptare.
Të shtunën me datën 1 qershor shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" me ansamblin e saj ishte pjesëmarrëse në qytetin e Zarës në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, që u festua solemnisht në Sheshin pesë bunarët (Trg pet bunara).Sponsorizor i kësaj ngjarje ishte qyteti i Zarës dhe prefektura e saj.
Me datën 25.05.2024 shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” morri pjesë me rastin e festimit të Ditës së Pakicave Kombëtare të prefekturës Osijek-Baranjë në qytetin e Osijekut.
E premte, 24.5.2024. Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Skhëndija”dhe Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe organizuan koncert muzikor me këngë qytetare shqiptare të sopranos Besarta Murtezani dhe ansamblit “Dardanus” në Shtëpinë e Gazetarëve Kroat në Zagreb.
Më 18 maj, ishim në qytetin e bukur të Varazhdinit, i cili është bërë edhe një qendër e diversitetit kulturor, shoqërimit dhe gëzimit.
Të martën, më 14 maj, para Qendrës së Novigradit për kulturë dhe manifestime - CMIK (Centar manifestacije i kulture), u mbajt Festivali i Multikulturalizmit, i organizuar për të nëntën herë nga Qarku i Istrës.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” dje, ishte e pranishme në Festivalin "Lulëkuqet e prillit" edicioni i 16-të që u mbajt në shtëpin e kulturës në Dardanë (Kamenicë) Kosovë, ku në kuadër të këtij manifestimi bën pjesë edhe java kulturore Dardane e cila bashkon vlerat e mirëfillta artistike të trojeve shqiptare dhe kontribuon në ruajtjen dhe kultivimin e këngës shqipe.
Më 5 pril, në hapësirat e Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb, në shoqatën kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija", patëm nderin të mirëpresim profesoreshën nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" të Letërsisë shqipe, znj. Elinda Dibra.
Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" me 23 mars prezantoi në Radio televizionin e Kroacisë në emisionin më të përcjellur televiziv Mirëmëngjesi Kroaci koreografi të shumta nga trevat shqiptare nga Rugova deri në Elbasan. Koreografitë janë vepër e profesorit të koreografisë ballkanike z.Dilaver Kryeziu.
ë 9 Mars festuam Ditën e mësuesve dhe Ditën Ndërkombëtare të gruas në rrethin e zonjave tona të mrekullueshme.
Mbrëmja filloi me një ligjëratë të ish-ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, Mirjam Deponte dhe doktorreshes dhe anëtares së Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit Zagrebit, znj. Merdita Agai.
Me datën 24 shkurt ne Hotelin Antunović në Zagreb festuam 16 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe javen e kulturës dhe rinise shqiptare në Republikën e Kroacisë.
Mbrëmja filloi duke i përshëndetur mysafirët, ku ambasadori ,deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë dhe të ftuar të tjerë patën rastin të ju drejtohen të pranishëmve me disa fjalë.
Me datën 24 shkurt 2024 pas 6 dekadavë të egzistencës të shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" më në fund u bëmë me objekt tonin. Me krenari i hapëm dyert e qendrës kulturore shqiptare në Zagreb ku dhe vet jemi aty. Përpjekjet tona shumëvjeçare me në fund u realizuan.
Të enjten, më 14 dhjetor 2023, kryetarja e SHKSHK "Shkëndija" Gentiana Lleshdedaj, me rastin e përvjetorit të themelimit të Klubit të Gruas Shqiptare ne Kroaci “Mbretëresha Teuta”, mori pjesë në manifestimin kulturor dhe shkencor “Ditët e Mbretëreshës Teuta -2023”.
Më 2 dhjetor, shijuam një mbrëmje muzikore me të ftuar nga Kosova. Atë mbrëmje, performuan Laukont Bytyqi, Donika Rushiti dhe Xhavit Sadiku, të shoqëruar nga grupi muzikor Vllaznim Buxhovi.
Më 2 dhjetor, festuam 60-vjetorin e themelimit të Shoqates Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija".
Në Teatrin e Qytetit Gavella në Zagreb, mbajtëm një ekspozitë të autorit, Prof. Masar Valle, e më pas një koncert nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Shota" nga Republika e Kosovës.
Në kuvendin zgjedhor u zgjodhën anëtarët e rinj të këshillit egzekutiv dhe të organeve të shoqatës në Draškovićeva 25.
Në kuvendin solemn zgjedhor të Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkendija”, u zgjodhën anëtarët e rinj të këshillit egzekutiv, këshillit mbikëqyrës, gjyqit e nderit, si dhe nënkryetarit dhe kryetarit të shoqatës.